SPORT, 11 Nëntor 2023, 14:30

Baloteli: Alegri është fenomenal, Donaruma s’meriton të trajtohet keq

Baloteli: Alegri është fenomenal, Donaruma s’meriton të

Mario Baloteli nuk ka pasur kurrë ndonjë problem të thotë atë që mendon dhe nuk bën kurrë përjashtime. Deklaratat e tij janë shpesh thumbuese, por shkaktojnë edhe diskutime kur përdoren në mbrojtje të dikujt, duke filluar nga Xhanluixhi Donaruma:

“Më erdhi keq për Xhixhon, ne vërtet nuk i dimë gjërat që i kanë ndodhur, tifozët e Milanit nuk munden ta kuptojnë, por më vjen keq sepse ai nuk e meriton të trajtohet ashtu siç i ndodhi të martën. Si futbollist nuk mund të thotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Megjithatë, besoj se nëse do të mund të kishte qëndruar në Milano. E di çfarë ka ndodhur, nuk ka faj. Me sa dinë tifozët, është në rregull që të sillen ashtu, por Xhixho nuk iu përgjigj askujt dhe nuk ka bërë asgjë të keqe.”

ISH-TRAJNERI— Baloteli vazhdon të mbrojë një tjetër të njohur të tij të vjetër, i cili shpesh është në shënjestër të kritikave, pikërisht Masimiliano Alegrin. Lidhur me trajnerin e tij në kohët e Milanit, sulmuesi tha:

“Nëse do të fitoja çdo ndeshje 1-0, duke luajtur keq, do të firmosja. Por si sulmues, nëse do të më kërkonin të luaja gjithmonë në mbrojtje, pak nga pak do të filloja t’i bëja pyetje vetes, sepse do të doja të shënoja. Sidoqoftë, nëse Alegri i përgatit ndeshjen në një mënyrë të caktuar, dhe fiton, atëherë që ka të drejtë. Në kohën e Milanit, Alegri ishte gjithçka tjetër përveçse se trajner që luante në mbrojtje.

Asokohe kisha disa lojtarë si unë, El Sharaui, Robinjo… Me sa duket, nëse Juve luan kështu, kjo ndodh sepse lojtarët e Juventusit nuk janë aq të fortë sa mendojmë. E mbroj Alegrin sepse më ka pëlqyer shumë, ai është një trajner që të bën të qeshësh dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll, madje më e rëndësishme sesa taktika”.