TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merr fund (pjesërisht) pezullimi për futbollistin bastexhi të Brentfordit në Premier Ligën angleze. Rikthimi i shumëpritur në futbollin e luajtur për Ivan Tonej do të ndodhë nesër në një ndeshje me dyer të mbyllura, që korrespondon me pezullimin e tij në lidhje me përfshirjen me bastet.
Lojtari i kombëtares angleze, po vuan një pezullim prej tetë muajsh për shkeljen e rregullave të basteve të Federatës Angleze. Ndonëse nga nesër nis t me grupin, 27-vjeçari e ka të pamundur që të aktivizohet në veprimtaritë zyrtare deri në janar.
Që në fund të shtatorit ai iu rikthye përgatitjeve në qendrën stërvitore të Brentforit. Nga nesër Tonejt i lejohet zyrtarisht që të bashkohet me ekipin në stërvitje, ku në skuadrën do të gjejë edhe portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, i cili ka mbetur rezervë te Brentfordi prej dy sezonesh.