SPORT, 2 Tetor 2023, 10:33

Rikthim i bujshëm i ish-kampionit të Botës te Bajerni, tifozët nuk e duan në Mynih

Rikthim i bujshëm i ish-kampionit të Botës te Bajerni,

Mungesa e alternativave në prapavijë, shto dëmtimet, duket se e kanë bërë jetike përforcimin në këtë fazë, aq më tepër kur merkatoja është e mbyllur.

Gazetari Fabricio Romano e ka bërë fakt të kryer se brenda 24-orësh Boateng do të jetë zyrtarisht lojtari i ri i Bajernit.

Ndërkohë kanë shkaktuar jo pak trazira reagimet kundërshtuese te tifozët bavarezë në rrjete sociale, duke e konsideruar mbrojtësin jo të denjë, marrë në konsideratë moshën dhe çështjet gjyqësore.