SPORT, 2 Tetor 2023, 09:28

KATEGORIA E PARË/ Spikat “derbi” Flamurtari-Apolonia, mësoni katër përballjet e fundit të javës së gjashtë

KATEGORIA E PARË/ Spikat “derbi” Flamurtari-Apolonia,

Kategoria e Parë mbyll sot javën e gjashtë, me katër duele interesante që luhen në orën 14:00.

Sfida që spikat është “derbi” Flamurtari-Apolonia, me të dyja skuadrat që kanë si objektiv rikthimin në Superiore.

Një tjetër duel interesant është ai mes Korabit dhe Elbasanit, me skuadrën e Nevil Dedees që kërkon t’i bashkohet Bylisit në vendin e parë.

Gjithashtu në fushë zbret dhe Vora, një tjetër pretendente që kërkon tre pikët e radhës në transfertën kundër Luzit, ndërsa Burreli pret ekipin e Besës në një sfidë që për momentin vlen vetëm tre pikë për mbijetesën.

NDESHJET:

FLAMURTARI – APOLONIA 14:00

KORABI – AF ELBASANI 14:00

LUZI – VORA 14:00

BURRELI – BESA 14:00.