TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Revista “Forbes” përditësoi renditjen e saj të klubeve më të çmuara të futbollit në botë këtë javë. Renditja dominohet nga klubet e Premier Ligës angleze.
Ndërsa Bajerni është klubi i vetëm i Bundesligës në dhjetëshen e parë. Sipas “Forbes”, Mançester Junajtid është aktualisht klubi më i shtrenjtë i futbollit në botë. Edhe pse “djajtë e kuq” kanë humbur terren me rivalët e tyre të qytetit, Mançester Sitin në aspektin sportiv prej vitesh, klubi vlerësohet në 5.45 miliardë euro në renditjen aktuale.
Në fillim të vitit, familja Glejzër që e ka në pronësi, njoftoi se donte të shiste klubin. Çmimi i kërkuar nga ata është 5.5 miliardë euro. Junajtid ka rrëzuar nga froni Realin e Madridit. Mbretërorët janë në vendin e dytë me 4.8 miliardë euro vlerë.
Në vendin e tretë vijon Barcelona. Edhe pse katalanasit janë shumë në borxhe (rreth 1.35 miliardë euro) dhe kanë pasur probleme masive financiare prej vitesh, ata vlerësohen me 4.5 miliardë euro. Liverpuli është në vendin e katërt me 4.3 miliardë euro dhe Bajerni në vendin e pestë me 4.1 miliardë euro.