SPORT, 1 Tetor 2023, 09:22

Spikat dueli mes dy ish-skuadrave të Superiores, mësoni sfidat që luhen sot në Kategorinë e Parë

Spikat dueli mes dy ish-skuadrave të Superiores, mësoni sfidat që

Dy ndeshje të cilat do të luhen në orën 14:00, do të hapin javën e 6-të të Kategorisë së Parë.

Në fushë do të zbresin dy ekipet që sezonin e shkuar ishin në Superiore, një duel që pritet të jetë i luftuar mes Bylisit dhe Kastriotit.

Të dyja ekipet vijnë pas një fitore dhe do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe kësaj jave.

Sfida tjetër është Tomori-Lushnja. Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve dhe do të tentojnë fitoren për të mos hedhur një hap tjetër fals.

NDESHJET

BYLIS-KASTRIOTI ORA 14:00


TOMORI-LUSHNJA ORA 14:00.