SPORT, 23 Qershor 2022, 22:01

Neymar larg PSG-së? Ish-agjenti: Ai ka një ëndërr, nuk do të dorëzohet derisa të arrijë qëllimin e tij!

Neymar larg PSG-së? Ish-agjenti: Ai ka një ëndërr, nuk do

Edhe pse thashethemet po marrin dhenë, duket se Neymar nuk do të largohet nga PSG.

Diçka e tillë është thënë nga dikush që e njeh mirë sulmuesin brazilian.

Ka qenë ish-agjenti i futbollistit, Wagner Ribiero, i cili është shprehur i bindur se O’Ney s’do lërë Parisin.

“Neymar ka një ëndërr, të fitojë Champions League me PSG. Pavarësisht zërave të shumtë për një lamtumirë të mundshëm, ai është shumë i motivuar dhe nuk do të dorëzohet derisa të arrijë qëllimin e tij” , tha ai. 

30-vjeçari Neymar shënoi 13 gola në kampionat, në sezonin që lamë pas.