SPORT, 24 Qershor 2022, 13:18

Nuk ra dakord për të rinovuar kontratën, titullari i Juventusit drejt largimit nga bardhezinjtë

Nuk ra dakord për të rinovuar kontratën, titullari i Juventusit

Mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt, duket se nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve. Takimi midis drejtuesve të “Zonjës” dhe agjentit të holandezit duket se nuk ka shkuar siç duhet, me mbrojtësin që nuk do të rinovojë.

Kontrata aktuale e De Ligt përfundon në vitin 2024, me klauzolën e lojtarit që shkon në 120 milionë euro. Siç bëhet me dije nga “Sport Mediaset”, Juventusi mund të përfitojë rreth 70-80 milionë euro nëse e shet atë që në këtë verë.

Klubi që ka shfaqur interesin më të fort deri tani duket se është Çelsi, por mbrapa nuk mbetet as Mançester Siti.