SPORT, 31 Dhjetor 2025, 16:44

E BUJSHME/ Luan kudo dhe nuk ftohet te Kombëtarja, futbollisti shfaqet në radarin e gjigantëve gjermanë

E BUJSHME/ Luan kudo dhe nuk ftohet te Kombëtarja, futbollisti shfaqet

Arda Kurtulan është një prej futbollistëve me origjinë shqiptare, që po bën mjaft mirë në Turqi. 23-vjeçari luan me Goztepen dhe së fundmi raportohet interes nga Gjermania për të. Më konkretisht bëhet fjalë për RB Lajpcig, që po monitoron situatën në Turqi.

Kurtulan është i njohur si lojtari që luan kudo në krahun e djathtë. Dhe pse është mbrojtës, në mesfushë dhe sulm po ashtu është aktivizuar kur ekipi ka pasur nevojë.

Fakt është se asnjëherë nuk ka luajtur me Kombëtaren shqiptare, edhe pse nga ekipi U-21 u bind më parë që të largohej nga Maqedonia e Veriut. Akoma për të mbetet e hapur mundësia, që të përfaqësojë po ashtu Turqinë.

Lojtarë si Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu ndër të tjerë në krahun e djathtë të mbrojtjes, kanë pasur mungesa minutash. Ndryshe mund të thuhet për Kurtulan, që është titullar i padiskutueshëm në Superligën turke.

Për 23-vjeçarin është treguar edhe Goztepe si pengesë, që të luajë te Kombëtarja. Kjo pasi në rast se trajneri Silvinjo e grumbullon, do të vendoste limite në skuadër sa u përket aktivizimit të të huajve.