TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kupa e Afrikës ka njohur 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën në eliminim direkt të turneut, me 8 çiftet të cilat vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut në ditët në vijim.
Bilanci i fazës në grupe sheh skuadrën e Algjerisë si më e mira, pasi ka siguruar pikë të plota në tre ndeshjet e saj, me një golavarazh +6, ndërsa Nigeria ishte skuadra tjetër e cila gjithashtu regjistroi 3 fitore në grupe.
Përveç dy skuadrave të para në secilin grup, në fazën tjetër u kualifikuan edhe dy ekipet e treta më të mira dhe këtë vit ata që vazhduan turneun falë kësaj formule janë Mozambiku dhe Sudani,
Pikërisht Sudani është çudia më e madhe, pasi kaloi në turin tjetër edhe pse kishte humbur dy ndeshje dhe kishte golavarazhin -4. Diferencën e bëri fitorja 1-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale, e vendosur nga autogoli i Koko.
Kësisoj Sudani ia doli që të siguronte kalimin në fazën tjetër, pa arritur të shënonte vetë asnjë gol në grupe.
FAZA 1/16
3 Janar
Senegal-Sudan
Mali-Tunizi
4 Janar
Marok-Tanzani
Afrikë e Jugut-Kamerun
5 janar
Egjipt-Benin
Nigeri-Mozambik
6 Janar
Algjeri-RD Kongo
Bregu i Fildishtë-Burkina Faso