SPORT, 20 Korrik 2023, 18:13

U afrua te Milani, mesfushori: Jam krenar, ja me kë komunikova para se të transferohesha këtu

U afrua te Milani, mesfushori: Jam krenar, ja me kë komunikova para se

Tijjani Reijnders zgjodhi të kalojë te Milani, pas një aventure te AZ Alkmaar. Mesfushori holandez do të nisë një eksperiencë të re në Itali, me trajnerin Piolin e sheh lojtarin si të domosdoshëm për skemat e tij.

Vetë Reijnders ka dhënë një intervistë për kanalet e klubit, ku tha se është krenar që do luajë për ekipin nga Milano.

“Fillimisht fola me Moncada-n dhe Pioli-n dhe ata më shpjeguan se çfarë prisnin nga unë, ata e bënë zgjedhjen time shumë të lehtë. Jam shumë krenar që do luaj për këtë klub” – Tha ai. Milan deri më tani ka bërë një punë të mirë në merkato, ku ka afruar edhe lojtarë si Loftus-Cheek dhe Pulisic.