TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej orës, 18:00, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, dy superfuqitë e këtij Kampionati Evropian, Gjermania e Spanja po përballen me njëra-tjetrën, në sfidën e hapëse të fazave çerekfinale, të Euro 2024, sfidë e cila mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme e këtij edicioni.
Një përplasje e fortë mes Toni Kroos e Pedri, në mesfushë ka rezultuar fatale për këtë të fundit, me “diamantin” e mesfushës spanjolle, i cili vetëm pak sekonda më pas ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë.
Kjo e detyroi atë që të lërë fushën e lojës dhe në vend të tij vendoset Dani Olmo. Rezultati mbetet në 0 me 0.