TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ishte një fillim i keq, por Erik ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester United edhe sezonin e ardhshëm. Holandezi ishte pranë shkarkimit pas vendit të 8-të të ‘Djajve të Kuq’ në kampionat, rezultati më i keq në historinë e tyre që nga fillimi i epokës së Premier League, e cila filloi në 1992.
Por takniku 54-vjeçar u shpëtua nga FA Cup, e fituar kundër Manchester City (2-1) në Wembley në maj, gjë që e ktheu atë në një pozicion të fortë.
Jim Ratcliffe, aksioner i Manchester United dhe menaxher i klubit, megjithatë kishte takuar zëvendësues të mundshëm, si dy ish-trajnerët e PSG-së, Thomas Tuchel (50 vjeç) dhe Mauricio Pochettino (52 vjeç), si dhe Thomas Frank (50 vjeç), Roberto De Zerbi (45 vjeç), i cili zgjodhi OM, madje edhe Gareth Southgate (53 vjeç) trajnerin aktual anglez që nuk është i sigurt se do të zgjatet pas Euros.
Erik ten Hag gjithashtu duket se është shpëtuar nga numri i lojtarëve të rinj që ai mundi të integronte në ekipin e parë si Kobbie Mainoo, aktualisht në Euro, dhe Alejandro Garnacho. Ndërsa Manchester United do të pushojë nga puna 250 nga 1100 punonjësit e tij, paga e Erik ten Hag nuk u zbulua në njoftimin për shtyp.