SPORT, 4 Korrik 2024, 12:46

Përfshihet nga flakët stadiumi i Skënderbeut

Përfshihet nga flakët stadiumi i Skënderbeut

Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës VIP si dhe mjediset e brendshme të stadiumit të ekipit të futbollit Skënderbeu.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të stadiumit.

Nuk dihet akoma nëse flakët fillimisht kanë përfshirë tribunën apo ato të ambienteve të brendshme të stadiumit

Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit por ajo çka dihet është se nuk ka patur asnjë person brenda në stadium ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në meset plastike nga temperaturat e larta.

Nuk përjashtohet mundësia e një shkëndijë elektrike brenda mjediseve të stadiumit.