SPORT, 4 Korrik 2024, 17:16

SHORTI/... Bayer Leverkusen do ta hapë Bundesligën kundër Borussia M’gladbach

SHORTI/... Bayer Leverkusen do ta hapë Bundesligën kundër

Bayer Leverkusen i Xabi Alonso, kampioni aktual i Gjermanisë, do të hapë sezonin e ardhshëm të Bundesligës, më 23 gusht kundër Borussia Mönchengladbach, siç përcaktohet nga shorti i kompeticionit të hedhur mëngjesin e së enjtes.

Nga ana e tij, Bayern Munich, i drejtuar nga trajneri i ri, belgu Vincent Kompany, do të nisë rrugëtimin e tij kundër VfL Wolfsburg, edhe pse data e saktë, 24 apo 25 gusht, nuk dihet ende.

Nënkampionët, VfB Stuttgart, startojnë kundër Freiburgut; ndërsa finalistja e Champions League, Borussia Dortmund, do ta bëjë këtë kundër Eintracht Frankfurt.

Holstein Kiel, i sapo promovuar do të luajë ndeshjen e parë në historinë e tij në Bundesligë kundër Hoffenheim; teksa skuadra tjetër e promovuar, FC St. Pauli, do ta bëjë rikthimin në divizionin e parë të futbollit gjerman në shtëpi kundër Heidenheim.

Liga Gjermane e Futbollit, DFL, do t’i caktojë ndeshjet e mbetura të ditës së parë mes 15 dhe 19 korrikut .

Ndër ndeshjet më të pritura të Bundesligës, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, ekipi kampion dhe ai pretendent, nuk do të takohen deri në ditën e pestë (nga 27 deri më 29 shtator) në Allianz Arena të kryeqytetit bavarez; ndërsa dueli mes skuadrës së Mynihut dhe Dortmundit do të zhvillohet në ditën e 12-të të kampionatit (nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor).