SPORT, 5 Korrik 2024, 15:14

Sfida Angli-Zvicër/ UEFA ndan mendjen, një arbitër italian “vendos drejtësi”

Sfida Angli-Zvicër/ UEFA ndan mendjen, një arbitër italian

Angli-Zvicër është supersfida e ditës së shtunë në Europian, e vlefshme për çerekfinalen. Takimi do të luhet në Düsseldorf, nën prezencën e 47 mijë tifozëve.


UEFA ka vendosur për gjyqtarët, arbitri italian Daniele Orsato do të vendosë drejtësi në këtë takim. Orsato do të ketë ndihmën e Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë gjermani Daniel Siebert.

Në VAR, është caktuar Massimiliano Irrati.