SPORT, 17 Gusht 2022, 15:01

Tratativat për De Jong, Barcelona refuzon propozimin e Mançester Junaitid

Tratativat për De Jong, Barcelona refuzon propozimin e Mançester

Mançester Junaitid synon të transferoje mesfushorin holandez, Frenkie De Jong, por gjasat që të ndodhë janë të pakta.

Së fundmi, Barcelona e ka refuzuar një propozim të klubit anglez, që ka tentuar të përfshijë në tratativa edhe një lojtar.

Mançester Junaitid ka propozuar që Diogo Dalot të përfshihet në marrëveshje, por katalanasit e kanë refuzuar kategorikisht.