SPORT, 17 Gusht 2022, 14:30

VIDEO/ Të çmendur pas tij, Ibrahimoviç dhuron “show”. Sulmuesi i Milanit një yll edhe në… diskotekë

VIDEO/ Të çmendur pas tij, Ibrahimoviç dhuron

Zlatan Ibrahimoviç ndodhet ende i dëmtuar dhe është duke kryer fazën e rikuperimit në dëmtimin e fundit që ka pësuar në gjurin e tij.

Sulmuesi i Milanit me shumë mundësi mund të zbresë sërish në fushën e blertë vetëm në muajin janar të vitit 2023.

Së fundmi, 40-vjeçari suedez është parë në një nga diskotekat e Sardenjës në Itali duke dhuruar “show” në kërcim teksa adhuruesit e tij prisnin në radhë për të bërë një foto me sulmuesin suedez.

Në sezonin e kaluar në Serinë A me fanellën e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç u shpall kampion i Italisë teksa numëroi 23 paraqitje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.