TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid duket se po përpiqet më çdo kyshte të ringrihet pas dy disfatave në ndeshjet e para të sezonit, me “Djajtë” që kanë kthyer vëmendjen nga merkatoja ku objektivi i radhës duket të jetë mesfushori i Realit, Kasemiro.
Sipas raportimeve nga “Marca”, ka qenë vetë tekniku i Junajtid, Erik ten Hag që e ka përzgjedhur brazilianin si blerjen e duhur për të kompletuar mesfushën duke i kërkuar drejtuesve të klubit një sakrificë për ta transferuar në Angli.
Reali e konsideron si të pashitshëm lojtarin dhe për momentin ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij, ku mbetet për të parë nëse Junajtid do ta plotësojë dëshirën e teknikut holandez duke i bërë madrilenëve një ofertë të parefuzueshme për Kasemiron.