TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i Interit, Henrik Mikitarjan, do të mungojë në ndeshjen e radhës që zikaltërit do të zhvillojnë këtë të shtunë ndaj Specias në “San Siro”.
Armeni ka ndjerë një shqetësim muskulor në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës dhe i është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Testet fizike kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, i cili do të vlerësohet ditë pas dite, por pritet që 33-vjeçari të mos jetë i gatshëm ndaj Specias, duke shtuar kështu shanset për aktivizimin e Kristjan Asllanit.