SPORT, 16 Gusht 2022, 15:12

U dëmtua në ndeshjen e parë me Juventusin, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Di Maria

U dëmtua në ndeshjen e parë me Juventusin, ja sa do të

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Angel Di Maria, ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Juventusit në sfidën hapëse përballë Sasuolos, duke shënuar një gol dhe dhuroi një asist.

Në minutën e 66’, ai u detyrua të zëvendësohej për shkak të një dëmtimi, gjë që e trembi Alegrin dhe tifozët e Juves.

Gjithsesi, duke se dëmtimi nuk është i rëndë, me klubin që në komunikatën zyrtare u shpreh: “Angel Di Maria iu nënshtrua këtë mëngjes një ekzaminimi radiologjik në ‘J Medical’ dhe tregoi se ka një dëmtim të shkallës së ulët te muskujt ngjitës në kofshën e majtë. Pas 10 ditësh ai do të rikuperohet”.

Kështu ai do të mungojë në sfidën e radhës përballë Sampdorias dhe pritet të jetë gati për supersfidën me Romën.