SPORT, 30 Korrik 2023, 11:45

E ardhmja e Lukakut është e destinuar në Itali, ja kur mund të firmosë me Juventusin

E ardhmja e Lukakut është e destinuar në Itali, ja kur mund

Romelu Lukaku do të rikthehet në Itali dhe duket se kjo nuk është më një sekret. Sulmuesi belg do të jetë pjesë e Juventusit dhe janë mediat italiane ato që e bëjnë fakt të kryer diçka të tillë, teksa kalimi i tij te bardhezinjtë pritet të ndodhë ditët në vijim.

“Corriere dello Sport” raporton se Kristiano Xhuntoli ka lënë Amerikën dhe është rikthyer në Itali, teksa ditët në vijim do të bëjë një udhëtim në drejtim të Londrës. Drejtori sportiv i bardhezinjve synon që të mbyllë gjithçka me Çelsin dhe të marrë Lukakun.

Juventusi kërkon që të ketë Lukakun që në javën e parë të kampionatit dhe firma me bardhezinjtë mund të vijë brenda 10 ditëve, në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për të nisur përgatitjet.