TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, nuk ka ndër mend q ëtë ngutet me aktivizimin e Armando Brojës. Duke parë situatën e dëmtimeve të shpeshta të lojtarit, ai ka bërë të qartë se klubi i cili sapo bleu kartonin e tij nga Çelsi, nuk ka ndër mend që të hedhë lojtarin në fushë duke e rrezikuar në një moment kur ai nuk është në formën maksimale apo pa marrë ngarkesat e duhura stërvitore.
“Ai duket mirë. Ai u stërvit dje për herë të parë dhe ishte vetëm një stërvitje e lehtë. Ndërsa sot është stërvitur pak vetëm”, tha Parker për “Burnely Express” pas miqësores që Bërnli luajti ndaj Lacios.
“Megjithatë, duket në formë fizike, duket mirë. Me shumë mundësi i duhet pak punë tani që të jetë në ritmin e duhur, pasi siç e thashë, ai nuk ka bërë shumë stërvitje gjatë fazës përgatitore të sezonit. Në nuk duam ta vendosim në një pozitë ku të jetë i cenuar apo të rrezikojë ndonjë gjë këtu”, tha trajneri, duke shjeguar kësisoj se për të parë Brojën në veprim në fushë do të pritej derisa sulmuesi të ishte në formën më të mirë.