SPORT, 4 Maj 2023, 12:09

E ardhmja e Mesit dhe Nejmarit mbetet enigmë, media e huaj bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit: Ata ishin shumë të lumtur

E ardhmja e Mesit dhe Nejmarit mbetet enigmë, media e huaj bën

Largimi i Lionel Mesit nga PSG-ja është më pranë se kurrë, dhe e ardhmja e brazilianit Nejmar në ajër.

Pas protestave të tifozëve parisienë kundër futbollistëvë, media brazilianë TNT ka bërë lëmsh rrjetin me postimin e fundit.

Ata kanë postuar një foto të Mesit dhe Nejmarit në kohën kur luanin së bashku tek Barcelona me mbishkrimin: “E di që edhe ti ke menduar të njëjtën gjë. Ata ishin shumë të lumtur njëherë e një kohë!” 

Më pas ka reaguar edhe braziliani përmes një postimi në Instastory: “Mos i lini njerëzit të të fusin në stuhinë e tyre, vendosni me qetësinë tuaj” .

E ardhmja e tyre mbetet enigmë, por kush nuk do të donte që ti shikonte edhe njëherë futbollistët me fanellën blaugrana.

E ardhmja e Mesit dhe Nejmarit mbetet enigmë, media e huaj bën