SPORT, 11 Qershor 2024, 14:49

FOTO/ Në Mikonos së bashku me të dashurën, Matsen ndërpret pushimet dhe shkon me Holandën në Europian

FOTO/ Në Mikonos së bashku me të dashurën, Matsen

Mbrojtësi i Dortmundit, Ian Matsen do të shkojë me Holandën në Europianin e Gjermanisë.

Ai u thirr nga trajneri Ronald Kuman pas dëmtimit të Frenki De Jong dhe Teun Kupmainers.

FOTO/ Në Mikonos së bashku me të dashurën, Matsen

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga vetë kombëtarja e “tulipanëve”.

FOTO/ Në Mikonos së bashku me të dashurën, Matsen

Por ku ndodhej mbrojtësi kur mori lajmin e madh?

Ai ishte së bashku me të dashurën me pushime në Mikonos. Madje ai ka publikuar foto nga një jaht ku shfaqet duke marrë rreze dielli.

Tashmë i duhet të ndërpresë pushimet për ti ardhur në ndihmë kombëtares së tij dhe për të qenë në urdhrat e Kuman.