TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muriqi është bërë sërish protagonist për Majorkën, duke shënuar një tjetër gol në La Liga.
Sulmuesi shqiptar nga Kosova kësaj radhe ka arritur të realizojë një gol fantastik në stilin e Ibrahimoviç, edhe pse me portën e boshatisur, kundër Espanjolit të Keidi Bares, takim që u mbyll në barazim 1-1.
Ky është goli i 6-të për Muriqin në dhjetë ndeshje të luajtura me Majorkën këtë sezon.
Majorka e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas kartonëve të kuq të marrë nga Maffeo (90') dhe Aguirre (91').