SPORT, 28 Tetor 2022, 22:40

Rashica bëhet protagonist përballë Pirlos, Gallatasaraji ngjitet në vendin e tretë

Rashica bëhet protagonist përballë Pirlos, Gallatasaraji ngjitet

Aventura e Andrea Pirlos në drejtimin e Karagumruk nuk po shkon ashtu siç mendohej në fillim pasi ish-trajneri i Juventusit nuk po arrin të largojë skuadrën nga zona e rrezikshëm e klasifikimit në kampionatin turk, teksa mban vendin e 12 me 12 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.

Humbja e fundit erdhi sot përballë Gallatasarajit, që fitoi me shifrat 2-0. Një sukses që u bë më i thjeshtë për shkal të kartonit të kuq të Ugur për vendasit që në minutën e 33-të të ndeshjes. Golat më pas erdhën në pjesën e dytë dhe te i pari, protagonisti ishte edhe Milot Rashica.

Sulmuesi i Kosovës dha asistin për Tasdemir në minutën e 60, duke sjellë avantazhin e Gallatasarajit. Për të vulosur ndeshjen duhej pritur edhe goli i Huan Mata në minutën e 85-të, pasi siguroi 3 pikët që ngjitin këtë skuadër përkohësisht në vendin e tretë në renditje.