TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, është i emocionuar për potencialin që zotëron sulmuesi i tij, Darvi Nunjez, i cili ka nisur të ambientohet me futbollin anglez. Sulmuesi uruguaian, i cili u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Reds”-ave për 85 milionë paund bashkë me bonuset në merkaton e verës, shënoi golin e 6-të me klubin e ri të mërkurën në fitoren 3-0 kundër Ajaksit.
“Problemi nuk është se djemtë kanë nevojë për një kohë të gjatë për t’u ambientuar, por ka situata të ndryshme për lojtarët”, tha Klop në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Lidsin.
“Darvin erdhi këtu pas një pushimi të shkurtër në verë dhe nuk fliste asnjë fjalë anglisht. Liverpuli është një klub shumë i madh për të dhe i rëndonte çmimi. Ai është një talent me potencial të jashtëzakonshëm dhe etikë pune, por unë nuk mund t’iu them se deri kur mund të mbërrijë”, u shpreh ai.