TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot skuadra e Interit do të luajë miqësoren e fundit dhe do të ketë provën gjenerale përpara startit të kampionatit. Rivali është Çelsi, një skuadër që do të tregojë realisht formën e zikaltërve vetëm 1 javë nga sfida me Xhenoan.
Në Londër trajneri Inzagi do të provojë formacionin që do të zbresë në fushën e lojës për duelin e parë në Serinë A, por sigurisht që është i kushtëzuar për shkak të dëmtimeve. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë ndeshje të luajë si titullar Kristjan Asllani në mesfushë duke parë që Hakan Çalhanoglu nuk është në formë optimale dhe të premten është stërvitur i veçuar.
Trajneri ka përdorur edhe Barelën përpara mbrojtjes në miqësoren kundër Pizës, por atëherë mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ishte i gatshëm për shkak të problemeve fizike. Interi vjen në këtë përballje pas humbjes 0-2 kundër Al Itihadit në një ndeshje për t’u harruar dhe ku nuk pati thuajse asgjë pozitive.