TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dominik Solanke është lojtari më i ri i Tottenham. Sulmuesi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Burnemuth, për të nisur një të re me skuadrën e “Spurs”.
Plot 75 milionë euro ka paguar Totenham për të siguruar shërbimet e anglezit. Në krahun tjetër, ky i fundit ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030.
Spurs do të paguajnë 65 milionë euro fillimisht me 10 milionë euro tjera bonuse për Solanken.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Dominik Solanke nga Bournemouth. Sulmuesi 26-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Solnake shënoi 19 herë në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e katërt në listën e golashënuesve, ndërsa e mbylli sezonin me 21 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.