TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masimiliano Alegri kërkon qetësi që nga fillimi i sezonit. E tha pas ndeshjes me Kremonezen dhe do ta përsërisë edhe pas sfidës me Parmën. Ajo ndaj Parmës ishte një ndalesë që peshon jo aq për rezultatin, sesa për pasojat psikologjike dhe mjedisore që mund të sjellë. Në fakt, humbja duket se e ka mbyllur diskutimin për titullin, me Interin në +10 dhe dymbëdhjetë javë ende për t’u luajtur, përmbysja duket e pamundur dhe edhe derbi i fillimit të marsit rrezikon të humbasë vlerën në garën për titull. Detyra e trajnerit është vetëm një.
ALEGRI DUHET TË BËJË PSIKOLOGUN
Në fillim të sezonit, objektivi i shpallur ishte rikthimi në kompeticionin më të lartë të UEFA-s, por mundësia për të sfiduar për titull rivalët e përhershëm kishte shërbyer si motivim i fortë për një skuadër të konsideruar më e dobët dhe më e shkurtër në organikë krahasuar me atë zikaltër. Milani kishte arritur të tejkalonte pritshmëritë, pavarësisht gjendjes fizike jo gjithmonë optimale të disa lojtarëve kyç si Rafael Leao dhe Kristian Pulisiç. Tani, megjithatë, po dalin në pah zhgënjimi dhe nervozizmi.
Stafi teknik e fton skuadrën të mos përqendrohet te padrejtësitë e arbitrimit. Nuk është e lehtë, siç e tregojnë reagimet polemike në rrjetet sociale dhe në fushë nga disa lojtarë. Drejtuesit druajnë një goditje psikologjike, rreziku është të humbet nga sytë objektivi kryesor, kualifikimi në “UEFA Champions League”, dhe skuadra të përfshihet në luftën për vendet europiane. Renditja ende ofron një diferencë qetësuese nga vendi i pestë, por kalendari sjell përballje direkte dhe ndeshje të rrezikshme kundër “të voglave”. Alegri do të duhet të mbështetet te përvoja dhe qetësia e tij për të karikuar ambientin, për të ruajtur ekuilibrin dhe për të vazhduar pa revolucione taktike, duke u fokusuar te vazhdimësia e skemës 3-5-2 dhe te thjeshtësia. Më pas, sezonin e ardhshëm, do të riniset nga këto baza.