TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rei Manaj ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer me fanellën e Sivaspor, duke kontribuar si me gol, ashtu edhe me asist në fitoren e thellë 4-1 ndaj Sakariaspor.
Falë performancës së tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është zgjedhur në formacionin e javës së 27-të në Superligën turke.
Pjesë e 11-shes më të mirë është edhe lojtari tjetër shqiptar, Valon Et’hemi.
Në minutën e 6-të, Manaj dha një asist perfekt për Et’hemin, që e shfrytëzoi mundësinë dhe kaloi Sivasporin në avantazh. Vetëm pak minuta më vonë, Et’hemi vulosi një tjetër gol personal në minutën e 21-të, duke konsoliduar epërsinë e skuadrës.
Transferimi në Turqi, duket se ka rezultuar me fat për 27-vjeccarin i cili është kthyer menjëherë në protagonist me bardhekuqtë. Ai është rikthyer te Sivaspori pas një aventure mjaft pozitive në kampionatin arab, ashtu si edhe me Shqipërinë.
