TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat pranë klubit të Fiorentinës po shkruajnë se si do të ndryshojë mesfusha e ekipit vjollcë për sezonin e ri. Një prej emrave që do të jetë në këtë repart është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, për të cilin Fiore ka shprehur një interesim shumë të lartë.
E ai tashmë është një pistë konkrete, teksa këtë javë agjenti dhe drejtuesit e Fiores dhe Empolit do të bisedojnë.
Bajrami dhe Lo Selso janë dy emrat kryesorë për të formuar mesfushën e klubit, por fantazisti kuqezi është më pranë afrimit, duke plotësuar këtë repart me Mandragorën, Bonaventurën dhe Dunkan ose Maleh për sezonin e ri gjatë të cilit do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.