SPORT, 27 Korrik 2022, 09:35

Bisedimet mes Ronalos dhe United, ja çfarë i kërkoi Mendes “Djajve të Kuq”

Bisedimet mes Ronalos dhe United, ja çfarë i kërkoi Mendes

Cristiano Ronaldo mbërriti ditën e djeshme së bashku me menaxherin e tij Jorge Mendes në Manchester për herë të parë që nga përfundimi i sezonit dhe tani jo për t’iu bashkuar skuadrës, por për të negociuar të ardhmen.

CR7 e ka ndarë mendjen që këtë sezon nuk do të luajë në “OId Trafford” dhe arsyeja e vetme është mos kualifikimi i Manchesterit në Champions.

Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth asaj çfarë është diskutuar ditën e djeshme, por sipas “Cope”, Mendes i ka kërkuar United të rinovojë kontratën me Ronaldon dhe pas rinovimit  portugezi të largohet në formë huazimi për të luajtur në Champions League.

Skuadra që deri më tani janë të interesuar për shërbimet e super yllit portugez janë Chelsea dhe Atletico Madrid.