TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seria A goditet nga dopingu dhe në një nga klubet i cili ka qenë surprizë në vitet e fundit në këtë kampionat. Kontrollet surprizë në klubin e Atalantës kanë bërë që nga testet të dalë një lojtar pozitiv, qendërmbrojtësi titullar Hoze Luis Palomino.
Mbrojtësi argjentinas, një emër i pazëvendësueshëm në prapavijë për trajnerin Gasperini, ka rezultuar pozitiv ndaj një substance e cila dihet se ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në paraqitjet sportive, nandrolon.
Kontrolli është kryer nga antidopingu në Itali i cili e ka raportuar në gjykatën sportive përkatëse që ka pezulluar menjëherë mbrojtësin titullar të Atalantës. Tani pritet që të kryhet prova B për të apeluar vendimin, përndryshe Palomino rrezikon dy vite pezullim nga të gjithë aktivitetet sportive, që do të ishte një goditje shumë e rëndë për bergamaskët.