TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bayern pret të mërkurën në mbrëmje Real Madridin në “Allianz Arena”, në ndeshjen e vlefshme për aktin e kthimit në çerekfinale e Champions League. UEFA ka caktuar arbitrin slloven, Slavko Vinčić, si gjyqtar kryesor në këtë takim.
Duke ditur rëndësinë e sfidës, UEFA e ka parë të arsyeshme të caktojë Slavko Vinčić, për shkak të eksperiencës që ka ai në futbollin europian. Kujtojmë se ky arbitër gjykoi në finalen e Champions Leaguer në vitin 2014, në atë fitore 0-2 të Real Madrid ndaj Dortmund.
Sa i takon Bayern-Real Madrid, çerekfinalja e parë është fituar nga bavarezët me shifrat 1-2. Ndeshja luhet në 21.00.