SPORT, 27 Gusht 2025, 20:19

Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e shfaq në rrjetet sociale dhe e shoqëron me himnin shqiptar

Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e

Sulmuesi i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova, ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë, pavarësisht se nuk ka luajtur për tetë muaj.

Yllit dardan iu dha së fundmi një pasaportë shqiptare, e cila – sipas mediave shqiptare dhe italiane – do të lehtësojë transferimin e tij te Juventusi.

Kjo ndodh sepse lojtarët shqiptarë nuk konsiderohen më të huaj sipas rregulloreve të Federatës Italiane të Futbollit.

Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e

Dje, vetë Zhegrova postoi një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar se kishte marrë një pasaportë shqiptare.

Ndërkohë, ylli i Kosovës postoi sot një foto të pasaportës së tij në Instagram, duke e shoqëruar atë edhe me himnin kombëtar shqiptar.