TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thomas Strakosha u rikthye në postin e titullarit te kombëtarja shqiptare në ndeshjen ndaj Anglisë ku pavarsisht humbjes së thellë 5-0 ai nuk ishte fajtor në asnjë prej golave të shënuar nga tre luanët edhe pse mund të bënte pak më shumë në disa raste.
Te Lazio Strakosha e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe duke iu refefruar raportimeve të Tuttomercatoweb, janë të pakta gjasat që gardiani kuqezi të rinovojë kontratën me Lazion e cila i skadon në vitin 2022. Edhe pse në postin e drejtorit sportive të Lazios është një shqiptar si Igli Tare, Strakosha e ka ndarë mendjen për t’u larguar në verë nga bardhekaltrit me parametër zero.