SPORT, 17 Gusht 2022, 21:06

Sportingu i Lisbonës po lufton për rikthimin e madh të Ronaldos

Sportingu i Lisbonës po lufton për rikthimin e madh të Ronaldos

Prej disa kohësh Kristiano Ronaldo po kërkon një mënyrë për t’u larguar nga Mançester Junaitid, të paktën në formë huazimi për këtë sezon.

Siç raporton gazetari i njohur francez, Sadi Auna, Sportingu i Lisbonës vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e 38-vjeçarit.

Pavarësisht se marrëveshja specifike nuk është e lehtë për luzitanianët, drejtori i tyre teknik dhe ish-shoku i skuadrës së Ronaldos në kombëtaren portugeze, Hugo Viana, ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të kompletuar transfertën.

Kujtojmë se Ronaldo e nisi karrierën e tij profesionale nga Sportingu, para se të shitej te Mançester Junaitid në verën e vitit 2003 për 19 milionë euro.