TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja do të jetë për herë të pestë në një finale të kampionatit Europian, ku do të synojë trofeun e katërt.
Skuadra e Luis De La Fuente ka mposhtur me rezultatin 2-1 Francën. Një ndeshje që u zhvillua me ritëm të lartë, ku pati disa raste të pastra shënimi nga ana e të dyja skuadrave, por që u realizuan vetëm 3 gola.
Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me anë të Kolo Muani. Sulmuesi franceze shfrytëzoi mjaft mirë një kros perfekt të Kylian Mbape, duke kërcyer mbi mbrojtjen spanjolle dhe realizon me kokë.
Por pas 7 minutash talenti spanjoll Lamine Yamal barazon shifrat në 1-1 me një supergol. Me një të majtë potente e dërgon topin në krahun e djathtë të portierit Mike Magnan, duke realizuar golin e tij të parë në një kampionat europian, por duke vënë dhe një rekord të ri.
16-vjeçari Lamine Yamal është lojtari më i ri që ka shënuar në një kampionat Europian.
Ndërkohë që në minutën e 25-të Dani Olmo godet fort me të djathtën dhe një devijim i Kuande çon topin në rrjetë. Me rezultatin 2-1 mbyllet pjesa e parë.
Ndërkohë që edhe pjesa e dytë ishte më të njëjtin ritëm, ku të dyja skuadrat dhuruan spektakël, por mungoi goli. Kylian Mbape do të shpërdoronte një rast në minutat e fundit të ndeshjes për të barazuar rezultatin.
Spanja gjithashtu vendos një tjetër rekord, duke u bërë skuadra e parë në një europian që i fiton të gjashtë ndeshjet.
Tashmë Spanja do të duhet të presë 24 orë për të mësuar se kë nga skuadrat do të ketë përballë ditën e diel Anglinë apo Holandën.