SPORT, 8 Korrik 2024, 15:31

Skenari/ Shaqiri mund të rikthehet në Europë, Panathinaikos del në skenë, oferta e grekëve

Skenari/ Shaqiri mund të rikthehet në Europë, Panathinaikos del

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Europë. Lojtari me origjinë shqiptare, pas disa vitesh në MLS amerikane te Chicago Fire, po vlerëson mundësinë që të luajë sërish në kontinentin e vjetër.

Portali SDNA shkruan së fundmi për një interesim të grekëve të Panathinaikosit. Sa i takon shifrave, Panathinaikos propozon  kontratë të vlefshme për dy vite.Topi tani i takon Shaqirit, i cili do marrë gjithë kohën e nevojshme për të vlerësuar situatën.

32-vjeçari vjen pas një Europiani shumë pozitiv me Zvicrën, teksa vlen të përmendet se realizoi një gol mjaft të bukur ndaj Skocisë.