TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur me rezultatin 2-1 pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit Europian, ajo mes Spanjës dhe Francës.
Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë të ndeshjes me anë të Kolo Muani.
Pas një krosi perfekt të Kylian Mbape, Kolo Muani kërceu mbi mbrojtësit spanjollë dhe realizoi me kokë.
Por në minutën e 16-të do të vinte magjia e 16-vjeçarit Lamine Yamal, i cili me një të majtë perfekte barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë gol Yamal vendosi dhe një rekord të ri, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kampionat Europian.
Ndërkohë që në minutën e 25-të të ndeshjes, Dani Olmo shkarkoi fort të djathtën dhe një devijim i Kuande dërgon topin në rrjetë dhe gjithçka përmbyset.
Duhet theksuar se pjesa e parë ishte e një niveli shumë të lartë futbollistik, mbase ndeshja më e mirë që kemi parë deri tani.