SPORT, 9 Korrik 2024, 23:32

Fitorja e Spanjës ndaj Francës, ja kush u zgjodh lojtari i ndeshjes nga UEFA

Fitorja e Spanjës ndaj Francës, ja kush u zgjodh lojtari i ndeshjes

Spanja është zyrtarisht finalisti i parë i Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ndërsa mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultatin 2-1. 

Golat e Jamal dhe Olmos i dhuruan triumfin e merituar iberikëve, ndërkohë që Francën shënoi Kolo Muani.  

Në fund të sfidës, lojtari më i mirë sipas panelit teknik të UEFA, u zgjodh Lamin Jamal, i cili mbrëmjen e sotme u fut në histori, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në Europian.