TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja sfidon Francën, ndërsa Holanda përballet me Anglinë, këto janë dy gjysmëfinalet e Euro 2024. Kompanitë e basteve tashmë kanë zbuluar edhe çiftin e mundshëm të finales së madhe, duke treguar edhe favoritët. Sipas asaj që shihet, Angli-Spanjë është finalja më e mundshme, sipas kuotave. Ky çift finalist vlerësohet me koeficientin 3.10
Një takim Holandë-Spanjë dhe Angli-Francë vlerësohet me 3.50. Një çift më pak i mundshëm për t’u parë në finale është Francë-Holandë. Gjithsesi, këto janë vlerësimet e kompanive të basteve, futbolli na ka mësuar se jo gjithmonë fitojnë favoritët apo më të mirët!
Çiftet e finales, renditja në bazë të mundësisë dhe favoritëve të kompanive të basteve:
Angli-Spanjë
Holandë-Spanjë
Angli-Francë
Francë-Holandë