TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Silvinjo do të debutojë në stolin e përfaqësueses shqiptare në një transfertë si ajo e Polonisë, e cila shihet edhe si favoritja e Grupit E, për kualifikueset e Europianit, që do të zhvillohet në 2024-ën,në Gjermani.
Patjetër që ky nuk do të jetë debutimi perfekt për trajnerin brazilian kur vjen fjala te lojtarët që ka në dispozicion.
I kushtëzuar nga shumë dëmtime dhe mbi të gjitha lojtarë me peshë të rëndësishme në ekipin kombëtar.
Gjatë këtyre ditëve përgatitje, trajneri do të krijojë një ide se me kë lojtarë do të sfidojë Poloninë, teksa me ata që janë në dispozicion, Shqipëria mund të zbresë kështu në fushë: Berisha ose Kastrati, Balliu, Hysaj, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Abrashi, Asllani, Uzuni, Bajrami, Asani, Cikalleshi.