SPORT, 9 Shtator 2022, 09:54

Përmirësohet situata te Partizani, dy afrimet e verës bëhen gati për t’u bashkuar me skuadrën

Përmirësohet situata te Partizani, dy afrimet e verës bëhen

Partizani i nisi përgatitjet për ndeshjen me Erzenin me shumë mungesa, teksa së fundmi kanë ardhur dy lajme të mira.

Marcelino Preka dhe Da Silva thuajse i kanë lënë pas problemet në rrëzat e kofshëve dhe janë kthyer në stërvitje me ekipin.

Të dy pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen me Erzenin, megjithëse mbetet në dyshim aktivizimi nga minuta e parë. I veçuar në stërvitje është kthyer edhe Masanga Matondo.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Engjëll Hoti, teksa ende në dyshim është prania e të dyve në ndeshjen me Erzenin.

Ndërkohë, Romero e ka kaluar më shpejt seç pritej problemin në gju dhe është stërvitur normalisht me ekipin që nga e marta. Nga ana tjetër Mensah mbetet ende jashtë.