TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit e ka nisur si kampion rrugëtimin në Ligën e Kampioneve duke mundur Sëlltikun në Skoci me shifrat 0-3. Për madrilenët kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në po kaq takime në këtë fillim sezoni mes kampionatit dhe kompeticioneve europiane.
Por suksesi në Skoci i ka lënë një shije të hidhur në gojë kampionëve të Europës, teksa ata kanë humbur kapitenin Karim Benzema, por dhe dëmtimin e lehtë të Eder Militaos.
Francezi u detyrua të linte fushën e lojës pas vetëm 30 minutash lojë si pasojë e një dëmtimi në gju, ndërkohë që Militao e mbylli takimin në dhomat e zhveshjes në pushimin mes dy pjesëve. Ndaj, të gjithë në Madrid kanë pritur analizat për të kuptuar shkallën e dëmtimit për të dy lojtarët.
Vëmendja më e madhe ka qenë te kapiteni Karim Benzema. Sipas raportit të publikuar nga klubi madrilen, sulmuesi ka një “dëmtim të muskulit dhe mbingarkesë në kuadriceps, të dy në kofshën e djathtë”.
Te Reali i druheshin një dëmtimi në menisk të numrit nëntë, por për fatin e “Los Blancos” një dëmtim i tillë është përjashtuar. Megjithatë, kapiteni do të duhet të qëndrojë për disa javë larg fushave, që do të thotë se ai do të humbasë minimalisht tre takime.