TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teuta pret Kukësin në ndeshjen e parë të javës së katërt të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që janë në kërkim të tre pikëve të para.
Durrsakët kanë grumbulluar vetëm dy pikë në tre javët e para, ndërsa verilindorët vetëm një. Për këtë arsye, kjo sfidë mund t’i japë mundësinë njërës prej skuadrave të largohet nga vendi i fundit.
Teuta do të drejtohet dhe njëherë nga Bledi Shkëmbi, i cili është emëruar si trajneri i skuadrës durrsake përpara disa ditësh. Kështu, ish-futbollisti do të kërkojë që ta nisë me fitore këtë aventurë të dytë në stolin e Teutës.
Nga ana tjetër, Skënder Gega, nuk po kalon një periudhë të mirë, por gjithsesi, ai është shprehur i qetë dhe se beson se Kukësi i tij do t’ia dalë të marrë tre pikët në këtë takim.