SPORT, 10 Shtator 2024, 21:18

SHQIPËRI-GJEORGJI/ Minutat e para flasin për kuqezinjtë, Arbër Hoxha i afrohet golit

SHQIPËRI-GJEORGJI/ Minutat e para flasin për kuqezinjtë,

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, e cila transmetohet live në DigitAlb.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.

REZULTATI LIVE:

SHQIPËRI 0-0 GJEORGJI

KOMENTI LIVE:

27′ Mikautadze godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

23′ Asani hedh një kros të ulët drejt zonës, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.

12′ Arbër Hoxha driblon bukur drejt zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

3′ Hysaj hedh një top drejt zonës dhe Manaj godet, por topi ndalet nga mbrojtja gjeorgjiane.

1’ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!