TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jasir Asani ka shënuar golin e përmbyjes për kuqezinjtë, që mposhtën Ukrainën me rezultatin 1-2 në kompeticionin e Nations League. Një gabim i mbrojtjes ukrainase solli përmbysjen, me Asanin që realizoi me të majtën një gol fantastik nga brenda zonës së kundërshtarit.
Ukraina fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën 50', ku Konoplia arriti të shënojë pasi gjeti të papërgatitur Strakoshën. Nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë u kundërpërgjigjën, duke gjetur barazimin me Ismajlin, në minutën 54'.
Ndeshja u zhvillua në Pragë për shkak të luftës në Ukrainë.
FORMACIONET ZYRTARE
UKRAINA: Trubin, Kabajev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo